“Të mos e lëmë askënd pas”

është parim i Axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Let’s Do It Peja, pasi qëllimet dhe objektivat tona adresojnë të gjitha shtresat shoqërore, duke theksuar gjithëpërfshirjen, barazinë, mosdiskriminimin dhe respektimin e të gjitha të drejtave të njeriut.

Organizatë me bazë në komunitet

Rilindja në numra

Rilindja e Gjelbër, është organizatë me bazë në komunitet e themeluar në vitin 2012 me qëllim të mbrojtjes së mjedisit në komunitet duke u regjistruar si OJQ më 3 korrik 2014. Që atëherë Rilindja evoluoi në organizatën më të besueshme mjedisore për partnerët dhe donatorët vendor dhe ndërkombëtar.

Anëtarë
0 +
Projekte
0 +
Publications
0 +
Evente
0 +

Fokusi

Tri Shtylla Programatike

Vizioni ynë për një "Kosovë të Gjelbër dhe të Pastër" është ndërtuar mbi

Edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor

Të angazhuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe nivelit të ndotjes së ajrit si dhe identifikimin e shkaktarëve të ndotjes.

Avokimi për fuqizim të politikave dhe legjislacionit mjedisor

Të përfshirë në zbatimin e masave parandaluese të ndotjes së ujërave dhe promovimin e praktikave të mira të ruajtjes së sasisë dhe cilësisë me efekte pozitive në mjedis dhe natyrë.

Ekonomia qarkore dhe Ndërmarrësia sociale

Të përkushtuar për mbrojtjen, përdorimin dhe përmirësimin e cilësisë së tokës, hartografimin e hapësirave të gjelbërta si dhe revitalizimin e zonave të ndotura dhe të degraduara.

Ne kemi adoptuar vizionin për

"Kosovën e Gjelbër dhe të Pastër"

Ne Avokojmë, Edukojmë dhe Bashkëpunojmë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Projektet e fundit

3R Thrift Store

3R është dyqan me rroba të përdorura, që vepron si ndërmarrje sociale për menaxhimin e mbeturinave të tekstilit duke aplikuar ekonominë qarkore.

Promoting Universal Access to Clean Water

Promovimi i projektit për qasjen universale në ujë të pastër do të përmirësojë menaxhimin e burimeve ujore dhe do të sigurojë që shumica e komuniteteve të margjinalizuara të fuqizohen dhe mbështeten për të arritur të drejtat e tyre për ujë të pastër.

United for Clean Air

Projekti “Të bashkuar për ajër të pastër” synon t’u ofrojë qytetarëve një zë në promovimin e reformave të sektorit publik për përmirësimin e cilësisë së ajrit. 

Temat kryesore të së ardhmes

Ajri

Të angazhuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe nivelit të ndotjes së ajrit si dhe identifikimin e shkaktarëve të ndotjes.

Uji

Të përfshirë në zbatimin e masave parandaluese të ndotjes së ujërave dhe promovimin e praktikave të mira të ruajtjes së sasisë dhe cilësisë me efekte pozitive në mjedis dhe natyrë.

Toka

Të përkushtuar për mbrojtjen, përdorimin dhe përmirësimin e cilësisë së tokës, hartografimin e hapësirave të gjelbërta si dhe revitalizimin e zonave të ndotura dhe të degraduara.

Menaxhimi i mbeturinave

Të dedikuar në pastrim e zonave me mbeturina dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme të administrimit dhe menaxhimit të mbeturinave nëpermjet riciklimit të tyre.

Energjia

Të fokusuar në auditimin e burimeve të energjisë, përdorimit racional dhe promovimit të burimeve të pastërta, të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Biodiversiteti

Të angazhuar në mbrojtjen, restaurimin, konservimin e biodiversitetit dhe ekosistemit natyror me fokus të veçantë në parqet kombëtare dhe në zonat e shpallura si monumente të natyrës.

Historia jonë

Rreth organizatës

Let’s Do It Peja është organizatë aktive mjedisore në Kosovë. Fillimisht lindi si një nismë qytetare nga një grup aktivistësh mjedisor dhe evoluoi shpejt si një entitet në vetvete. Me nismat dhe projektet e zbatuara ndër vite jemi angazhuar të avokojmë, edukojmë dhe bashkëpunojmë në dobi të mbrojtjes së mjedisit, uljes së efektit të ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike dhe promovimit të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm globalisht. 

Behu pjesë e lëvizjes së gjelbër

Bashkohu me Rilindja Gjelbër dhe kontribuo në ruajtjen e mjedisit tonë. Çdo veprim i vogël ka rëndësi, dhe së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër.