Kohëzgjatja e projektit:

Janar 2020 – Shtator 2020

Mbështetur nga:

Partner:

Të Drejtat Mjedisore të Njëriut

Projekti “Të drejtat e njeriut në mjedis dhe media” kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve, mediave dhe autoriteteve lokale për të krijuar një partneritet midis mediave dhe shoqërisë civile për promovimin e të drejtave mjedisore si dhe të drejtave themelore të njeriut.

Përgjatë tetë muajve të zbatimit të këtij projekti u zhvilluan trajnimet për mediat me temë “Të drejtat e mjedisit si pjesë e të drejtave të njeriut”, për organizatat e shoqërisë civile në rajon me fokus “Si të promovojmë të drejtat mjedisore në media” si edhe trajnimet për zyrtarët për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrtarët e Mjedisit në komunat e përfshira. Si pjesë e këtij projekti u publikuan edhe një cikël i artikujve për mjedisin nëpër mediat lokale të cilat synuan ngritjen e vetëdijes dhe informimin e publikut.

Ky projekt u zbatuan nga Kosovo 2.0, CEL, KCSF, Radio Gorazdevac, Let’s Do It Peja dhe Radio 1me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.