Kohëzgjatja e projektit:

Tetor 2020 – Dhjetor 2021

Mbështetur nga:

Partner:

STEM për Ruajtjen dhe Sigurinë e Ujit

Organizata Let’s Do It Peja përmes zbatimit të projekit “STEM për Ruajtjen dhe Sigurinë e Ujit” synoi nxitjen e praktikave më të mira shkencore dhe teknologjike në përmirësimin e shërbimeve publike dhe standardeve sociale të jetesës si dhe matjen e cilësisë së ujit në institucionet arsimore.

Një sërë aktivitesh u zhvilluan me nxënësit e shkollave të mesme në Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan, Rahovec dhe Junik duke i ndihmuar ata të zhvillonin kapacitetet e tyre për të monitoruar cilësinë dhe për të matur katër atributet themelore të ujit. Në kuadër të këtij projekti u bë edhe shpërndarja e matësve mobil të cilësisë së ujit në shkollat e mesme të shtatë komunave të përfshira si dhe u mundësua krijimi i një sistemi online të monitorimit për përcjelljen e të dhënave. Pjesë e aktivitete të zhvilluara ishte dhe cikli i trajnimeve me fokus përdorimin e teknologjisë në matjen e cilësisë së ujit.

Ky projekt ndikoi në nxitjen e bashkëpunimi me kompanitë rajonale të ujit dhe autoritetet lokale për përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë.
Projekti “STEM për Ruajtjen dhe Sigurinë e Ujit” u zbatua nga Let’s Do It Peja me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.