Kohëzgjatja e projektit:

Shkurt 2018 – Qershor 2018

Mbështetur nga:

Partner:

Veprimi Rinor për Zhvillim të Qëndrueshëm

Promovimi i objektivave të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm (SDG), me fokus të veçantë objektiven #6 (Uji i Pastër dhe Kanalizime) dhe objektiven #7 (Energji e Përballueshëm dhe e Pastër), ishin qëllimi i zbatimit të projektit “Veprimi Rinor për Zhvillim të Qëndrueshëm”, nga Let’s Do It Peja.

Gjatë tetë javëve, një grup ekspertësh përmes prezantimeve edukative në klasë dhe punës praktike në terren informuan nxënësit e shkollës së mesme “Bedri Pejani” dhe shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë për treguesit e nevojshëm në arritjen e objektivave të qëndrueshme në vitin 2030. Grupi i 80 nxënësve të përfshirë në këtë projekti aplikoi konceptin peer-to-peer, ku nxënësit e një shkolle kanë mësuar nxënësit e shkollës tjetër dhe anasjelltas.

Në kuadër të këtij projekti u zhvilluan edhe vizitat studimore në Hidrocentralin e Radavcit, termocentralet e qymyrit në Obiliq dhe në fabrikën e prodhimit të paneleve solare, të cilat shërbyen për krijim e përvojave më të afërta rreth çështjeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Rezultatet e arritura nga ky projekt tregojnë një interes të nxënësve për të krijuar Klubet e Gjelbëra në shkollat e tyre dhe për të punuar më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm.

Projekti “Veprimi Rinor për Zhvillim të Qëndrueshëm” u zbatua nga Let’s Do It Peja me mbështetjen financiare të REC përmes programit SEEDLING i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.