Kohëzgjatja e projektit:

Prill 2021 – Dhjetor 2021

Mbështetur nga:

Partner:

Rritja e transparencës në komunat e rajonit te Pejës dhe Gjakovës përmes monitorimit të publikimit të lejeve të ndërtimit

Organizata Let’s Do It Peja zbatoi projektin gjashtë mujor për transparencën e lejeve të ndërtimit në pjesën perëndimore të Kosovës. Zbatimi i këtij projekti, në komunat e rajonit të Dukagjinit: Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik synoi ngritjen e transparencës përmes monitorimit të publikimit të lejeve të lëshuara të ndërtimit në faqen zyrtare komunale dhe hulumtimin e aplikimit të masave ndaj ndikimit negativ në mjedis gjatë ndërtimit.

Raportimi dhe sensibilizimi lidhur me llogaridhënien dhe transparencën; konsultimet në komunitet në për çështjet e urbanizmit; publikimi i raportit për monitorimin e publikimeve në sajtet e komunave; takimet mes qytetarëve dhe autoriteteve ishin disa nga aktivitet e zhvilluara në kuadër të këtij projekti.

Projekti “Rritja e transparencës në komunat e rajonit te Pejës dhe Gjakovës përmes monitorimit të publikimit të lejeve të ndërtimit” u zbatua nga Let’s Do It Peja në kuadër të programit Weber me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.