Organizata Let’s Do It Peja” implementoi projektin “Integrimi i grupeve etnike nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit” që synonte integrimin e komuniteteve jo-shumicë në komunën e Pejës për mbrojtjen e mjedisit.
Ky projekt u prezantua përgjatë një tryeze diskutimi me banorët e fshatit Gorazhdevc ku u prezantua hulumtimi mbi gjendjen mjedisore të zonës si dhe mundësitë e përfshirje së banorëve të këtij fshati në sistemin komunal të shërbimeve publikeve të menaxhimit të mbeturinave.
Me realizimin e aktiviteteve ekologjike si pjesë e këtij projekti, por edhe advokimit tek aktorët vendimmarrës mbi 900 banorë të fshatit Gorazhdec janë integruar në sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Pejës. Si rrjedhojë e kësaj banorët e këtij fshati jetojnë një mjedis më të shëndetshëm dhe më pak të rrezikuar pasi që mirëmbajtja e mjedisit dhe largimi I mbeturinave bëhet nga ndërmarrja “Ambienti” .
Projekti “Integrimi i Grupeve Etnike Nëpërmjet Mbrojtjes së Mjedisit – INTEGRE” u zbatua nga Let’s Do It Peja në partneritet me ndërmarrjen “Ambienti”, ESG dhe RG, KCSF, programi DSP, Komuna e Pejës, OSBE dhe zyra për komunitete në Zyrën e Kryeministrit, mbështetur nga GIZ.