Kohëzgjatja e projektit:

Dhjetor 2020 – Qershor 2021

Mbështetur nga:

Partner:

Garat Shkollore

Njëzet e dy shkolla fillore të Komunës së Pejës krijuan agro-kopshtet shkollore duke u dhënë mundësi nxënësve të vënë në praktikë njohuritë e fituara në lëndën e biologjisë dhe ekologjisë. Projekti “Gara për Kopshtet më të mira Shkollore- 2021” kishte si qëllim zgjerimin e hapësirave të gjelbëra në shkolla dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj për kultivimin e kopshteve shkollore dhe krijimin e një mjedisi të shëndetshëm.

Një cikël i trajnimeve profesionale u organizua për të gjithë nxënësit e shkollave duke  u ofruar atyre mundësi për të mësuar më shumë mbi mbjelljen e pemëve dhe kujdesit ndaj kopshteve. Njohuritë e fituara u vunë në praktikë, ku njëzet e dy shkollat krijuan kopshtet dhe garuan me njëra- tjetrën. Tre kopshtet më të mira u shpërblehen me një çmim prej 500 euro për të blerë materiale për përmirësimin dhe mirëmbajtjen më tej të kopshteve të tyre.

Projekti “Gara për Kopshtet më të mira Shkollore – 2021” u zbatua nga Let’s Do It Peja me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë Ambasada në Prishtinë.