Fshati Serbobran, një zonë e ndotur e Komunës së Istogut ishte fokus i vazhdimësisë së projektit “Bashkë pastrojmë Istogun”, zbatuar nga Let’s Do It Peja.

Kohëzgjatja e projektit:

Dhjetor 2017- Mars 2018

Mbështetur nga:

Partner:

Bashkë Pastrojmë Istogun në fshatin Serbobran

Fshati Serbobran, një zonë e ndotur e Komunës së Istogut ishte fokus i vazhdimësisë së projektit “Bashkë pastrojmë Istogun”, zbatuar nga Let’s Do It Peja. Qëllim i këtij projekti ishte organizimi i një aksioni pastrimi në fshatin Serbobran dhe ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit në komunitetit, i përbërë kryesisht nga romët, egjiptianit dhe serbët.

Ky projekt solli një rëndësi të madhe në përmirësimin e situatës në këtë fshat dhe jetën brenda komunitetit. Banorët e përfshirë në aktivitete të ndryshme vetëdijesuese, edukative dhe miqësore për mjedisin ndërvepruan së bashku dhe ndihmuan në pastrimin e ambientit ku ata jetojnë. Përmes këtyre  aktiviteteve dhe aksionit të pastrimit, fshati Serbobran mori një pamje tjetër duke u kthyer në një mjedis të pastër dhe të sigurtë për shëndetin e secilit banorë. 

Projekti “Bashkë Pastrojmë Istogun në fshatin Serbobran” u zbatua nga Let’s Do It Peja në bashkëpunim me zyrën lokale të ndërmarrjes “Ambienti”, zyrës lokale për Komunitete dhe Kthim si dhe OSBE, me mbështetjen financiare të Komunës së Istogut.