Projekti synonte të përmirësonte menaxhimin e burimeve të ujit dhe të fuqizonte komunitetet e margjinalizuara për të pasur qasje në ujë të pastër si e drejtë themelore e njeriut. Ai përfshiu monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Burimeve të Ujit dhe prodhimin e pesë Policy Brief-eve për të forcuar politikat kombëtare dhe lokale për menaxhimin e ujit.
Projekti gjithashtu monitoroi cilësinë e ujit në katër pellgje lumenjsh në Kosovë, duke publikuar raporte për të siguruar përdorim të sigurt dhe të pastër të ujit. Për më tepër, ai gjurmoi veprimet dhe përparimin e qeverisë në sektorët e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit, bazuar në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, duke avokuar për angazhime më të forta ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe qeverisjes së ujit.
Për më tepër, projekti themeloi 22 Këshilla Lokale të Ujit, duke ndërtuar kapacitetet e anëtarëve të tyre.



