Angazhimi dhe fuqizimi i të rinjve në veprimet e ekonomisë qarkore për të transformuar qytetet në hapësira më të qëndrueshme dhe më të jetueshme. Duke promovuar praktika qarkore, projekti synonte të krijonte mundësi më të mira punësimi, të nxiste një mjedis më të pastër dhe të siguronte gjithëpërfshirje.
Të rinjtë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Austria dhe Holanda u inkurajuan të marrin pjesë aktivisht në nismat e ekonomisë qarkore, duke nxitur ndryshim pozitiv në zonat urbane ndërsa përmirësonin kushtet sociale, mjedisore dhe ekonomike.
