Projekti “Së bashku kundër ndotjes” me fokus fuqizimin e komuniteteve për t’u angazhuar më shumë në mbrojtje e mjedisit, përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, parandalimin e rrezikut nga ndotja mjedisore si dhe menaxhimin e mbeturinave u shtri në Kosovë dhe Malit të Zi.
Komuna e Gjakovws dhe Petnjicës si partnerë të këtij projekti përfituan nga cikël i aktiviteteve që u zhvilluan përgjatë dy viteve të zbatimit të projektit. Lehtësimi i dialogut ndërmjet qytetarëve, autoriteteve komunale, OSHC-ve dhe ndërmarrjeve publike, hartëzimi, pastrimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i deponive ilegale, punëtoritë edukative për komunitetin dhe të rinjtë si dhe përmirësimi i infrastrukturës në stacionet e transferimit të mbeturinave në dy komunat ishin disa nga aktivitet që u zhvilluan në kuadër të këtij projekti.
Si pjesë e ciklit të aktiviteteve të organizuara ishin edhe trajnimet profesionale për sigurinë dhe mbrojtjen në punë të punonjësve me qëllim grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave, vizitat ndërkufitare për shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe fushata vetëdijësuese për ndërgjegjësimin e qytetarëve të Komunës së Gjakovës dhe Komunës së Petnjicës.
Projekti “ Së bashku kundër ndotjes” u zbatua nga Let’s Do It Peja në partneritet me Komunën e Gjakovës, Komunën e Petnjicës dhe Qendrën për Zhvillim Rajonal të Rozhajës, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të skemës IPA II për bashkëpunimin.