Prodhimi dhe shpërndarja e video dokumentarit lidhur me Ndotjen e Ajrit

Kohëzgjatja e projektit:

Nëntor 2021 – Dhjetor 2021

Mbështetur nga:

Partner:

Rritja e ndërgjegjësimit për ajër të pastër

Organizata “Let’s Do It Peja” implementoi projektin “Rritja e ndërgjegjësimit për ajrin” me fokus ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me ndotjen e ajrit dhe nxitjen e sektorit privat në pastrimin e ajrit duke aplikuar filtrat e ajrit.

Përgjatë zbatimit të këtij projekti u zhvilluan hulumtime në terren mbi monitorimin e situatës aktuale të ndotjes si dhe u krijua një video informuese për ngritjen e vetëdijes mbi impaktin negativ që sjell ndotja e ajrit për shëndetin dhe metodat që mund të përdoren në përmirësimin e cilësisë së tij.

Ky projekt u zbatua me mbështetjen financiare të European Fund for the Balkans (EFB).