Rritja e mbrojtjes së mjedisit për një Gjakovë (Kosovë) dhe Petnicë (Mal të Zi) më të pastër dhe më të gjelbër. Veprimet kryesore përfshinë eliminimin e deponive ilegale, ndërtimin e stacioneve të transferimit të mbeturinave dhe qendrave të riciklimit, mbështetjen e Kompanive Publike të Mbeturinave, dhe edukimin e të rinjve për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbeturinave.
Këto përpjekje synonin të përmirësonin menaxhimin e mbeturinave, të promovonin riciklimin dhe të rrisnin vetëdijesimin për praktikat e qëndrueshme mjedisore në të dy komunitetet. Për më tepër, nisma forcoi bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe Mal të Zi, duke nxitur një qasje bashkëpunuese ndaj qëndrueshmërisë mjedisore.
