Kohëzgjatja e projektit:

Prill 2018- Maj 2018

Mbështetur nga:

Partner:

Së Bashku për Ujin dhe Natyrën

Projekti “Së bashku për ujin dhe Natyrën” një bashkëpunim mes organizatës Let’s Do It Peja dhe ETMI-it nga Shqipëria kishte si qëllim vetëdijesimin e të rinjve dhe autoriteteve lokale për nevojën e bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vende, për të mbrojtur dhe konservuar ujin e freskët dhe eko-sistemin e pellgut të lumit Drin.

Në kuadër të këtij projekti u organizuan aktivitete kushtuar “Ditës së Drinit” me nxënësit e shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë dhe gjimnazit “Havzi Nela” nga Kukësi me fokus informimin e tyre për promovimin dhe mbrojtjen e lumit Drin. Rreth 100 nxënësit nga të dyja shkollat u njohën me shkaqet dhe pasojat e ndotjes së këtij lumi si dhe hapat që duhet ndjekur për të mbrojtur ekosistemin ujor.

Pjesë e aktiviteteve të projektit ishte një ligjëratë praktike dhe një vizitë në burimin të lumit “Drini i Bardhë”, shoqëruar me matjen e cilësisë së ujit duke nxjerr në pah pastërtinë dhe vlerat e larta natyror të lumit. Një aktivitet i tillë u zhvillua edhe në qytetin e Kukësit ku nxënësit morën mostrat e ujit nga liqeni i Fierzës, pika e bashkimit të dy lumenjve Drin, atij të Bardhë dhe të Zi.
Projekti “Së Bashku për Ujin dhe Natyrën” u zbatua nga Let’s Do It Peja në bashkëpunim me organizatën “Environmental and Territorial Management Institute’’ ETMI (Shqipëria) me mbështetjen financiare të DRIN CORDA.