Promovoi praktikat më të mira shkencore dhe teknologjike për të rritur shërbimet publike dhe standardet sociale të jetesës, me fokus në monitorimin e cilësisë së ujit. Projekti vendosi pajisje të matjes së cilësisë së ujit në institucionet arsimore, duke mbështetur 22 shkolla në shtatë komuna të Kosovës Perëndimore.
Kjo nismë synonte të forconte vetëdijesimin mjedisor dhe të siguronte standardet e sigurta të ujit në shkolla, duke nxitur mjedise mësimore më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për nxënësit.
