Kohëzgjatja e projektit:

Janar 2020 – Gusht 2020

Mbështetur nga:

Partner:

Shtegu i Paqes

Peace Path është projekti ndërkufitar që mblodhi nxënësit nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për të rritur bashkëveprimin dhe kapacitet e tyre për mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit. Një grup prej 30 nxënësit u angazhuan në aktivitete të përbashkëta si trajnimi me temë “Problematikat e së kaluarës dhe të tashmes të mjedisit në zona të ndjeshme” në Berovo, punëtoria për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e ekosistemeve në Pejë si dhe në shkollën verore “Mbrojtja e mjedisit në zonat e mbrojtura ndërkufitare” në Korçë. Në kuadër të aktiviteteve të projektit u zhvilluan edhe aksionet për mbjelljen e pemëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në tetë muajt e zbatimit, projektit arriti të nxisë shkëmbimin mes të rinjve të tre vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht të rrisë kapacitet e tyre për mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit. Projekti “The Peace Path” u zbatua nga Let’s Do It Peja në bashkëpunim me shkollën “Odhise Paskali” (Kosovë), “Bardhyl Pojani” (Shqipëri) dhe “Aco Ruskovski” (Maqedoninë e Veriut) me përkrahjen e “M & M Ivanaj Foundation Institut” dhe mbështetjen financiarie të Regional Youth Cooperation Office (RYCO).