Organizata “Let’s do It Peja” ka arritur që të rrisë kapacitet organizative nëpërmjet projektit “Zhvillimi i Brendshëm Organizativ”. Ky projekt kishte si qëllimi që përmes përkrahjes për zhvillim organizativ, të fuqizohej demokracia e brendshme, transparenca dhe llogaridhënia e organizatës ndaj anëtarëve, përfituesve, donatorëve dhe publikut në përgjithësi për punën dhe veprimtarinë e saj.
Në këtë kuadër u zhvilluan edhe trajnimet me stafin e organizatës si dhe u rishikuan dhe hartuan dokuementet si: Zhvillimi i Planit Strategjik Zhvillimor 2021-2025; Manuali i Politikave, Rregulloreve, Procedurave dhe Formularëve; Strategjia e Komunikimit. Gjithashtu, përmes këtij granti u bë përmirësimi dhe aplikimi i metodave dhe pajisjeve të avancuara të teknologjisë informative, certifikimi me Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001-2015 si dhe fushata për anëtarësime të reja në organizatë.
Ky projekt u implementua me mbështetjen financiare të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).