BallinaRreth neshProjektetPublikimeKontakti
Dhuro
PërfunduarPolitika & qeverisja

Fuqizimi i Kornizës Ligjore dhe Rregullatore Mjedisore

Rreth projektit

Nëpërmjet këtij projekti u lehtësua themelimi i Komitetit Konsultativ Komunal, u hartua dhe u mbështet miratimi i Rregullores për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Pejës, dhe u ndërmorën fushata vetëdijesuese për avancimin dhe zbatimin e politikave mjedisore.

Këto aktivitete synuan të forcojnë kornizën e qeverisjes lokale për çështjet mjedisore dhe të promovojnë praktika të qëndrueshme, duke siguruar përfshirjen aktive të komunitetit dhe akterëve të tjerë në mbrojtjen e mjedisit lokal.

Punë e ngjashme

Më shumë në Politika & qeverisja.

Shihni të gjitha
Në vazhdim2024–2027

Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile Mjedisore në Kosovë

Promovimi i praktikave të Ekonomisë Qarkore, veçanërisht brenda industrisë së tekstileve, duke inkurajuar miratimin e parimeve qarkore të fokusuara në reduktimin e mbeturinave nëpërmjet riciklimit dhe ripërdorimit të materialeve, në ndryshim nga modeli tradicional linear “merr-bëj-hidh”. Si pjesë e projektit, u krijua një platformë online e Ekonomisë Qarkore re-ko.org, së bashku me hulumtimin që vlerëson praktikat e menaxhimit të mbeturinave në sektorin e tekstileve. Nisma gjithashtu përfshiu krijimin e koleksioneve të qëndrueshme të modës, organizimin e Panairit të Ekonomisë Qarkore të Ballkanit Perëndimor, dhe një fushatë vetëdijesuese që përfshinte e-newsletter, podcast, praktika më të mira, histori suksesi dhe video të shkurtra për të promovuar konceptet e ekonomisë qarkore. Projekti po ndërton kapacitetet e industrisë së tekstileve në menaxhimin e mbeturinave dhe aplikimin e parimeve të qarkullimit.

Mbeturinat & ekonomia qarkoreLexoni më shumë →
Përfunduar2015

Dialogu Mjedisor

Organizimi i tetë ngjarjeve publike që angazhuan akterët kryesorë mjedisorë, duke përfshirë Ministrin e Mjedisit, Kryetarin e Komunës së Pejës, dhe nxënësit dhe studentët. Këto ngjarje nxitën dialogun, bashkëpunimin dhe vetëdijesimin, duke sjellë së bashku udhëheqësit dhe komunitetin për të diskutuar dhe promovuar praktika të qëndrueshme dhe iniciativa mjedisore në Komunën e Pejës.

Politika & qeverisjaLexoni më shumë →
Përfunduar2016–2017

Llogaridhënia në Kornizën Mjedisore Komunale në Kosovën Perëndimore

Gjatë këtij projekti u realizua një anketë me qytetarë dhe zyrtarë komunalë për të vlerësuar zbatimin e Planit Lokal të Veprimit për Mjedisin (LEAP) 2009–2015 në Komunën e Pejës që rezultoj me raport të publikuar, dhe u themelua Komiteti Konsultativ Komunal për Mjedisin (KKKM) në Komunën e Gjakovës.

Politika & qeverisjaLexoni më shumë →
← Projekti i mëparshëmFushata Vetëdijesuese për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta dhe Sistemin e Ndarjes së Mbeturinave në Komunën e PejësProjekti tjetër →Dialogu Mjedisor

Na ndihmoni ta mbajmë Kosovën të gjelbër.

Dhuroni, bëhuni vullnetarë ose bashkëpunoni me ne në projektin e radhës.

DhuroNa kontaktoni