Kohëzgjatja e projektit:

Maj 2019 - Nëntor 2019

Mbështetur nga:

Partner:

Rini Aktive = Zhvillim i Qëndrueshëm

Mbi 120 të rinj të Komunës së Istogut u informuan dhe aftësuan për të promovuar dhe aplikuar në komunitetin e tyre Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OQSH) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kjo u arrit nëpërmjet zbatimit të projektit „Rini Aktive – Zhvillim i Qëndrueshëm“.

Projekti kishte si qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe vetëdijesimin e të rinjve të shkollave të mesme në Istog mbi qytetari aktive dhe pjesëmarrje në vendimmarrje nëpërmjet promovimit dhe aplikimit të OSHQ-ve për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të projektit u organizuan disa aktivitete siç ishte shkolla verore për 12 ditë, trajnimi „Peer to Peer” , ku nxënësit nëpërmjet ligjëratave dhe aktiviteteve në natyrë mësuan për OZHQ-të. Gjithashtu, ata u njohën nga afër me aplikimin e metodave të zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet vizitave studimore tek Burimi i Ujit të Istogut, Mulliri i Ujit në Vrellë, Hidrocentrali në Radavc dhe Agro-Produkt ne fshatin Sinej.

Gjatë zbatimit të këtij projekti u zhvilluan edhe pyetësorët me qytetarët, gjashtë debate televizive dhe tetë radio mesazhe promovuese për të informuar publikun për çështje që kanë të bëjnë me OZHQ-të.

Ky projekt u implementua nga Let’s Do It Peja me mbështetjen e Komunës së Istogut dhe programimit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).