Kohëzgjatja e projektit:

01 Janar 2020 – 31 Gusht 2020

Mbështetur nga:

Partner:

Miqësia Mjedisore

Miqësia Mjedisore është projekti ndërkufitar i zbatuar në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriu, i cili kishte si fokus ngritjen e kapaciteteve dhe vetëdijesimin e të rinjve të shkollave të mesme nga të treja vendet për ekonominë qarkore, zonat e mbrojtura dhe objektivat Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. 

Në aktivitetet e këtij projekti u përfshin nxënësit nga Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, shkolla e Mesme Private “SABA”, Shtip dhe Shkolla e Bashkuar “Ali Iber Neza”, Tropojë. Një grup I përzgjedhur me rreth 24 nxënësish nga tre vendet ndoqën shkollën dimërore, pranverore dhe verore, ku gjatë tre ditëve avancuan njohuritë e tyre lidhur me tematikat në fokus të këtij projektit. Gjithashtu, në mediat tradcionale dhe online u zhvillua një fushatë aktive e komunikimit që transmetonte dhe promovonte punët dhe mbi rezultatet e arritura. 

Ky projekti për tetë muaj të zbatimit solli një impakt pozitiv, duke ndikuar në përmirësimin e kapaciteteve dhe angazhimin qytetar mjedisor të nxënësve nga shkollat e mesme në Gjakovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Krijimi i udhëheqësve të rinj komunitar për të prezantuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së në veçanti dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi ishte një tjetër rezultat i arritur nga ky projekt.  

Projekti “Miqësia Mjedisore – Eco-Friendship” u zbatua nga organizata Let’s Do It Peja në partneritet me Shoqatën për Zhvillim Kulturor dhe Edukativ “Youth On Board”, Shtip/ Maqedoni dhe Shoqatën Mjedisore “Alpin”, Tropojë (Shqipëri) me mbështetjen financiare të Regional Youth Cooperation (RYCO)