Projekti synonte të kontribuonte në dhe të promovonte tranzicionin drejt një ekonomie qarkore në Kosovë duke ndërtuar kapacitetet e OSHC-ve dhe NVM-ve për të ndikuar në reformat e politikave kombëtare dhe lokale. Ai përfshinte ofrimin e dy policy brief-eve për autoritetet kombëtare për të udhëhequr praktikat e qëndrueshme dhe për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave.
Projekti mbështeti ndërtimin e kapaciteteve të OSHC-ve dhe NVM-ve dhe forcoi përpjekjet e tyre duke zhvilluar 20 plane biznesi në sektorin e riciklimit. Ai gjithashtu themeloi një Rrjet Kombëtar të Ekonomisë Qarkore për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet akterëve. Për më tepër, në bashkëpunim me nxënësit, projekti krijoi një koleksion të ri të modës nga mbeturinat tekstile, i cili u shfaq në Prishtina Fashion Nights.
Për më tepër, ai organizoi Panairin e parë të Ekonomisë Qarkore për të theksuar inovacionin.
