Kohëzgjatja e projektit:

Mbështetur nga:

Partner:

Mbëltimi i fidaneve në Oborrin e Spitalit Rajonal në Pejë

05 Prill 2017

Nën moton “Më shumë gjelbërim, më shumë shëndet”, organizata “Let’s Do It Peja” organizoi aktivitetin për mbjelljen e 300 fidaneve si pisha e zezë, pisha e bardhë dhe bungu i kuq në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës. Qëllim i këtij aktiviteti ishte zgjerimi i hapësirave të gjelbërta dhe shënimi i Ditës Botërore të Shëndetit. 

Ky aktivitet u zhvillua gjatë muajit Prill 2017 në bashkëpunim me Spitalin Rajonal të Pejës, Institutin e Pyjeve të Kosovës dhe nxënësve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, Shkollës së Mesme Teknike “Shaban Spahija” si dhe stafit të organizatës “Duart Plotë Mëshirë”.

Mbjellja e fidaneve, luleve dhe pastrimi i zones tek Qendra Rinore Pejë -2016

Organizata “Let’s Do It Peja” së bashku me Qendrën Rinore Inovative të Pejës, KVRL dhe YMCA organizuan aksion për pastrimin dhe mbjelljen e fidaneve në mjediset e Qendrës Rinore Inovative të Pejës. Ky aktivitet u zhvillua më 22 prill 2016 për të shënuar Ditën e Tokës, e cila festohehet çdo vit kudo në botë.