Kohëzgjatja e projektit:

Prill 2021 – Nëntor 2021

Mbështetur nga:

Partner:

Turizmi ne Ballkanin Perendimor nepermjet syrit rinor

Promovimi i turizmit kulturor, historik dhe rural përmes të rinjve të Ballkanit Perëndimor është tema qendrore e projektit ndërkufitar “Turizmi në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet syrit rinor”, i zbatuar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi. 

Ky projekt kishte si qëllim rritjen e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe fuqizimit të të rinjve me fokus kryesor turizmin. Gjithashtu,  ai synoi edhe ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të punuar me të rinjtë e komuniteteve të margjinalizuar për mobilitetin dhe edukimin joformal të tyre në fushën e turizmit.

Sfidat e turizmit në Ballkanin Perëndimor, njohja e zonave me potencial të madh turistik dhe promovimi i turizmit rural përmes mediave të reja digjitale ishin tematikat e trajtuar në trajnimet disa ditore në Bitola (Maqedoninë e Veriut) dhe Tiranë (Shqipëri). 

Aktiviteteve e tjera të projektit në shtatë muajt e implementimit të tij përfshijnë edhe krijimin e webfaqes së projektit, zhvillimin e pyetësorit me të rinjtë për të kuptuar njohuritë që ata kanë në fushën e turizmit për vendet e tyre. Po ashtu, të rinjtë përmes videove të realizuara promovuan dhe rrëfyen pikat turistike nga vendet e tyre.

Në kuadër të këtij projekti u organizua edhe konkursi i ideve për aplikacione, ku paraqiten ide për krijim e aplikacioneve për promovimin e vlerave dhe destinacioneve turistike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Projekti “Turizmi në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet syrit rinor” u zbatua nga Let’s Do It Peja në bashkëpunim me organizatat People in Focus (Shqipëri),  Innova Lab (Maqedoni e Veriut) dhe Connecting (Serbi) me mbështetjen financiare të Regional Youth Cooperation Office (RYCO).