Në kuadër të aktivitetetve të projektit u zhvilluan edhe punëtoritë edukative në shkolla dhe takimet me komunitetin lokal dhe aktorët e tjerë të interesuar. Ndërkohë, u shpërndan edhe rreth 200 kontinierë dhe kosha të tjerë për ndarjen e mbeturinave sipas riciklimit.

Kohëzgjatja e projektit:

Janar 2021 – Qershor 2021

Mbështetur nga:

Partner:

Integrimi i grupeve jo-shumicë përmes mbrojtjes së mjedisit ISECO-INTEGRE

Bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve shumicë dhe jo-shumicë në Osojanë të Istogut, për integrimin e amvisërive në shërbimin komunal të menaxhimit të mbeturinave, me qëllim krijimin e një mjedis të pastër për fshatarët ishte fokusi kryesor i projektit gjashtë mujor “Integrimi i grupeve jo-shumicë përmes mbrojtjes së mjedisit ISECO-INTEGRE”.

Fushata “Derë-më-Derë”, reportazhet, dokumentaret e mesazhet e dhëna përmes mediave tradicionale u përdorën si elementë për ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjen e menaxhimit të mbeturinave në këtë komunë. Në kuadër të aktiviteteve të projektit u zhvilluan edhe punëtoritë edukative në shkolla dhe takimet me komunitetin lokal dhe aktorët e tjerë të interesuar. Ndërkohë, u shpërndan edhe rreth 200 kontinierë dhe kosha të tjerë për ndarjen e mbeturinave sipas riciklimit.

Gjatë këtij projekti u nxit partneriteti mes shoqërisë civile, autoriteteve publike dhe organizatave të udhëhequra nga shqiptarët dhe serbët e Kosovës për të përdorur mbrojtjen e mjedisit si një mjet për bashkëveprimin ndërkomunitar.

Projekti “Integrimi i grupeve jo-shumicë përmes mbrojtjes së mjedisit ISECO-INTEGRE” u zbatua nga Let’s Do It Peja me mbështetjen financiare të UNMIK.