Nga banorët me thasë në dorë te një organizatë rajonale.
Rilindja Gjelbër nisi në vitin 2012 si nismë qytetare në Pejë, duke organizuar pastrime me fqinjë, shkolla, biznese dhe zyrtarë komunalë. U regjistrua si shoqatë më 3 korrik 2014, me emrin Let’s Do It Peja.
Në vitin 2024 Kuvendi i Anëtarëve vendosi ribrendimin në Rilindja Gjelbër. Emri i ri pasqyron një fokus më të gjerë te zhvillimi i qëndrueshëm.
Sot punojmë në gjashtë fusha: ajri, uji, toka, mbeturinat, energjia dhe biodiversiteti. Ndjekim parimin “askush të mos mbetet pas”, dhe të rinjtë janë grupi ynë kryesor.


